LAJMI I FUNDIT! Avokati Koci paralajmëron arrestime tjera nga Specialja

Avokati, Arianit Koci në një lidhje direkte në RTV Dukagjini ka komentuar konfirmimin dhe arrestimin e parë të Gjykatës Speciale, e që ishte Salih Mustafa.

Ish-shefi i Intelegjencës së UÇK-së, Salih Mustafa u morë mënjeherë për në Hagë, e një gjë të tillë parasheh që mos jetë unike, njohësi Koci, i cili tha se ky pritet të jetë arrestimi i parë, por jo i fundit, shkruan Ballkani.info.

Kujtojmë që këtë vit dy emra të rëndësishëm në politikën vendore u shtjelluan për aktakuzë e cila nuk është ngritur ende, fjala është për presidentin e vendit, Hashim Thaci dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli./Ballkani.info/