Çifti më i përfolur i momentit sapo kanë arritur në Kosovë.

Ballkani.info ka raportuar më herët për nisjen e çiftit Loredana dhe Mozzik nga aerporti i Bazelit për në Kosovë.

Ndërkaq, para pak çastesh, reperët kanë aterruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ballkani.info i ka siguruar fotografitë nga zbritja e Mozzikut dhe Loredanës.

Loredana u bë lajm dje gjithandej mediave ndërkombëtare dhe kosovare për dyshimin se i ka përvetësuar bashkë me vëllain e saj, Bekim Zefin, 900 mijë franga zvicerane nga një çift i moshuar në Zvicër. /Ballkani.info/