Gjatë ditës së sotme janë takuar përfaqësuesit e kontrollorëve me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekajn, ku ka rezultuar me marrëveshje mes palëve.
Këtë e bëjnë të ditur burimet e Ballkani.info se marrëveshja e arritur ka bërë që kontrollorët ajëror të mos vazhdojnë grevën në ditët e ardhme siç ishte paralajmëruar ditë më parë.
Ndryshe, ditë më parë kontrollorët ajëror bllokuan punën për orë të tëra në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, në kërkesë për rritje tëp agave të tyre. /Ballkani.info/







