(I plotësuar) – Ashtu siç raportoi më herët Ballkani.info, Policia e Kosovës në Gjakovë ka arritur ta arrestoi personin që vrau dhe plagosi një person në Marmull të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës.

“Ju njoftojmë se Policia në Gjakovë ka arritur të arrestoj personin e dyshuar e po ashtu ka konfiskuar edhe armën e cila dyshohet se është përdorur për kryerje të veprës penale”, thuhet në njoftim.

Ballkani.info mëson se i dyshuari për vrasje dhe plagosje është Alfred Xhuxha, 31 vjeç.

…………….

Një burrë është vrarë derisa një tjetër është plagosur pas një gjuajtje me armë zjarri që ka ndodhur sot në fshatin Marmull të Gjakovës.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se i dyshuari, nga po i njëjti fshat, gjendet në arrati.

Mirëpo, burime të Ballkani.info thonë se i dyshuari Alfred Xhuxha sapo është arrestuar nga policia.

Ballkani.info i ka mësuar emrat e të përfshirëve në këtë vrasje.

I vrarë ka mbetur Tunë Bezhi, kurse i plagosur është Anton Nikolla. Tunë Bezhi është i moshës 40 vjeçare, kurse i plagosuri Anton Nikolla i moshës 56 vjeçare.

“Më, 12.03.2019 në ora 18:35, në Stacionin Policor në Gjakovë ka ardhur informata për një rast gjuajtje me armë zjarri në fshatin Marmull të Gjakovës. Patrullat policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. Nga vendi i ngjarjes, patrullat policore raportojnë së një i dyshuar (i njohur për policinë) ka shtënë me armë automatike në drejtim të dy meshkujve”, thotë PK.

Më tutje thuhet se në ora 18:45 Emergjenca e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë ka njoftuar se kanë pranuar dy persona të plagosur dhe se njëri prej tyre ishte pa shenja jete.

“Besohet se dhe i dyshuari edhe viktimat janë nga po i njëjti fshat. Njësitet policore janë duke kryer procedurat e shikimit të vendit të ngjarjes dhe janë vënë në kërkim të të dyshuarit. Lidhur me të rejat rreth rastit do t’iu njoftojmë me kohë”, thuhet në komunikatë. /Ballkani.info/