LAJMI I FUNDIT: Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 22-vjeçarit në Gllamnik të Podujevës

Policia e Kosovës ka arrestuar O.ZH (25 vjeçar) për vrasjen që nodhur para dy ditësh në fshatin Gllamnik të Podujevës. O.Zh dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik ka goditur për vdekje me thike Amir Zhegrovën 22-vjeçar nga fshati Siboc i Podujevës.

Sipas një njoftimi të Policisë ai ëstë ndaluar për 48 orë, një person i dyshuar për vrasje të rëndë

“Pas një pune të intenzive hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhë me datën 12.09.2022 në fshatin Gllamnik të Podujevës. Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë, kanë bërë që personi i dyshuar O.Zh. mashkull 25 vjeç, sot të dorzohet në polici. Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.”, ka njoftuar Policia e Kosovës.