LAJMI I FUNDIT: Arrestohet djali i biznesmenit nga Strellci që plagosi babë, bir, e nip në Pejë

Siç u raportua më herët, sonte rreth orës 21:00 në Pejë, kanë ndodhur të shtëna me armë zjarri nga të cilat tre persona janë plagosur, fillimisht njëri prej të cilëve u dërgua për trajtim në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Vëllëzërit Gërvalla’ përballë stacionit të Autobusëve.

Veton Elshani -zv/drejtor i Policisë Rajonale të Pejës para pak çastesh i ka konfirmuar ‘RADIO 1’ se efektivët policor të rajonit të Pejës kanë arritur ta arrestojnë autorin e dyshuar ndërsaqë edhe personi i dytë i plagosur në këtë incident është dërguar në QKUK.

“Ju konfimrojë se autori i dyshuar është në pranga tashmë, është pra në arrest. (Emër i njohur për redaksinë) Efektivët tonë ishin në nivel detyre. Poashtu ju konfirmojë se edhe i plagosuri i dytë është nisur për QKUK. Njëri ka mbetur në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës me plagë më të lehta.”

Merret vesh se djali i biznesmenit deçanas, Adem Rrustemaj, Melosi, plagosi me armë zjarri babë, bir e nip nga Peja, Shaban e Andi Dobraj.