Arbër Krasniqi, njëri prej personave të përfshirë në skandalin për blerjen e votave në rastin e Meliza Haradinaj-Stubllës është arrestuar nga Policia e Kosovës, raporton Ballkani.info

Një video-incizim ka zbuluar bashkëshortin e kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, për përfshirjen e tij në një skandal të madh të manipulimit të votave.

Përfshirjen e Dardan Stubllës në manipulimin e rezultateve të kandidatëve të Aleancës për deputetë, e ka zbuluar një video-inicizim i Arbër Krasniqit, një komisioneri në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR).

Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se para pak çastesh është arrestuar Arbër Krasniqi protagonist i videos ku dyshohet për keqpërdorim të votave, e që disa thonë se është inskenim.

Arbër Krasniqi është punëtor i QNR-së dhe dyshohet se është i afërt me VV-në.

Ndryshe, mëngjesin e sotëm Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe nga të gjitha funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, pas skandalit lidhur me votat në zgjedhjet e 14 shkurtit. /Ballkani.info/