Aktivistët e LVV

Lajmi i fundit: Arrestohet aktivisti i VV-së, Boiken Abazi

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Shqipcri, ka kërkuar lirimin e aktivistëve që protestuan kundër prishjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Sipas kësaj qendre, aktivistët e saj janë arrestuar dhe ndaluar në mënyrë të jashtëligjshme.

“Aktivistët e LVV Shqipëri janë zhvendosur pranë komisariatit nr. 1 të kryeqytetit, aty ku po mbahen: Boiken Abazi, Kastriot Qema, Flamur Dardeshi si dhe disa persona të tjerë për të cilët Policia e Shtetit refuzon të japë informacion”.

“I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të lirojë qytetarët që po mban në qeli. Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar është e drejtë e patjetërsueshme prej asnjë arbitrariteti”.