Sot rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë-Ferizaj, më saktësisht në fshatin Çallapek, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në mes të një autobusi dhe një veture.
Sipas Policisë së Kosovës, nga ky aksident janë lënduar rëndë gjashtë persona, ku njëri nuk ka arritur t’iu mbijetoj plagëve dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes, shkruan Ballkani.info.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa personat tjera janë dërguar për trajtim mjekësor. /Ballkani.info/







