LAJMI I FUNDIT: Aksident në magjistralen Gjilan-Ferizaj, vdes një grua (FOTO)

Sot rreth orës 15:45 një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në afërsi të fshatit Novosellë (magjistralja Gjilan-Ferizaj), ku si pasojë një grua ka humbur jetën.

Disa fotografi nga vendi i ngjarjes tregojnë se një veturë ka përfunduar e përmbysur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot rreth orës rreth orës 15:45 e kemi pranuar informatën për një vet-aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj pranë fshatit Novosellë. Dyshohet se vozitësja femër shqiptare ka humbur jetën si pasojë e aksidentit”.

loading…