LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë në Hereqë të Gjakovës, dyshohet për disa persona të lënduar rëndë (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Deçan-Gjakovë, konkretisht në fshatin Hereqë të Gjakovës.

Sipas videos dhe informacioneve të siguruara nga Gazeta Demos, në këtë aksident janë të lënduar rëndë gjashtë persona dhe disa prej tyre janë në rrezik për jetë.

Në video shihet se një veturë ka përfunduar jashtë rrugës, derisa në vendin e ngjarjes ka arritur edhe policia.