LAJMI I FUNDI

LAJMI I FUNDIT | Akis Vavalis largohet nga Drita

Drita njofton se marrëveshja për të ndarë rrugët me trajnerin grek, Akis Vavalis, ishte e dyanshme

Njoftimi i plotë nga klubi i Dritës (pa ndërhyrje):

“Mbyllim bashkëpunimin me trenerin Akis Vavalis

Klubi jonë FC DRITA dhe treneri Akis Vavalis kan ndërpre bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Rezultati i ndeshjes së sotme ishte ajo që uli palët për të analizuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje më të mirë për klubin.

Nga të dy taboret u dakorduan që është momenti që të jetë një energji e re në krye të skuadrës.

Klubi jonë FC DRITA e falënderon trenerin Vavalis dhe stafin e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe ju dëshiron suksese”.