Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka shpëtuar votëbesimit në Kuvendin e Punës të partisë.
Ai do të vazhdojë të jetë kryetar i LDK-së.
Siç kemi mësuar, dallimi në vota ka qenë 162 kundër dorëheqjes së tij, dhe 135 pro kësaj.
Në përqindje kjo përkthet me 55% pro që Abdixhiku të vazhdojë ta drejtojë LDK-në. /Ballkani.info/






