Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka zëvendësuar emrat e tre kandidatëve për deputetë të cilëve nuk i’u lejua kandidimi për shkak të problemeve me ligjin.

Kështu merr vesh Ballkani.info nga burime të saj brenda PZAP-së.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa 3 emra të rinj për kandidat për deputetë” tha ky burim për Ballkani.info

Perveç AAK-së edhe Nisma Socialdemokrate dhe LVV-ja kanë dërguar ankesë në PZAP, pasi disa kandidatë të tyre për deputet nuk kanë arritur të certifikikohen.

Nga Lëvizja Vetëvendosje procesin e certifikimit nuk e ka kaluar as krey i kësaj partie, Albin Kurti.

Pas pak minutash pritet që PZAP-ja të dalë me njoftim zyrtar mbi ankesat e nëntë subjekteve politike në lidhje me moscertifikimin nga KQZ-ja.