LAJMI I FUNDIT: A po tenton Kurti ta heqë taksën para se të përgatitet opozita për kundërshtim të fuqishëm?

Presioni i madh ndërkombëtar, por edhe bashkimi i fuqishëm dhe njëzëri i opozitës, duket se  e kanë detyruar kryeministrin Albin Kurti ta ndermerr një hap të shpejt për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake.

Burime të Ballkani.info brenda partisë së Kurtit kanë thënë sonte se kryeministri ka gjasa që qysh nesër (e shtunë) ta thërras mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë dhe ta heqë taksën.

Këto burime po ashtu kanë thënë se një nguti e tillë e Kurtit ka të bëjë me kundërshtimin e ashpër të opozitës që mos të lejoj që kjo taksë të hiqet pa një kundërvlerë nga Serbia.

Ky vendim, nëse merret nesër, pritet të shërbëjë për Kurtin si shmangie nga presioni opozitar dhe kundërshtimi i paralajmëruar qysh nga e hëna nga AAK-ja me organizimin e tryezës për taksën.

Ballkani.info ka raportuar ekskluzivisht dje se Kurti pritej që në mbledhjen e radhës, të mëkurën, ta heqë taksën, mirëpo jo edhe ta vendos menjëherë reciprocitetin ndaj Serbia ashtu siç kishte paralajmëruar.

Se reciprociteti nuk ka gjasa të vendoset e kanë thënë tërthorazi edhe shefi i LDK-së, Isa Mustafa, si dhe zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti.

LDK-ja angazhohet që kjo të bëhet në koordinim me Amerikën, mirëpo zyrtarët e lartë të SHBA-ve duke u nisur nga Richard Grenell janë shprehur haptas kundër reciprocitetit.

Madje ishte raportuar se amerikanët po e shohin Kurtin si mashtrues lidhur me taksën dhe reciprocitetin. /Ballkani.info/