Sonte u raportua se ka pasur të shtëna me armë zjarri në veri në drejtim të Policisë së Kosovës, por këto raportime nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

E duket se ky sulm në Zubin Potok i pakonfirmuar, do të merret si shkas për një ndërhyrje të Policisë së Kosovës, të hënën (sot), në veri.

Burime të Ballkani.info thonë se një aksion i gjërë i policisë do të realizohet të hënën.

Tashmë janë njoftuar disa nga drejtuesit e policisë.

Ballkani nuk ka mundur ta konfirmoj zyrtarisht një lajm të tillë.

Sipas burimeve të sigurta brenda institucioneve të sigurisë, ky aksion nuk është përgatitur kohë më parë siç ndodhë rëndom, por më shumë është spektakël elektoral për rikthim të vëmendjes së publikut nga Kurti i cili sipas sondazheve të deritashme del se ka goxha rënie për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ballkani.info do t’ju mbajë të informuar për këtë ngjarje…