Gjithsej 629 persona po trajtohen për COVID-19 në spitalet në Kosovë, ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 448 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus.

Në respiratorë janë 20 pacientë, në CPAP 22 pacientë, ndërsa 390 janë në oksigjenoterapi.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 245 raste të reja.