Sapo i morëm rezultatet për ditën e sotme. 31 bashkëqytetarë janë të shëruar pas testimeve. Ndërsa nga 250 testime vetëm 10 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.

E sotmja është dita e dytë kur në vendin tonë shënojmë këto rezultate shpresëdhënëse. Kështu ka bërë të ditur sonte ministri Arben Vitia.

“Të bashkuar dhe të kordinuar e me përkushtim do ia dalim. Kujdesi duhet të vijojë njëjtë si deri tani, sakrifica e secilit po i jep rezultatet. Ndaj le të jemi të vëmendshëm e solidarë si deri tani”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/