Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 7 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 806.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) sot ka testuar 243 mostra, prej të cilave 7 kanë rezultuar pozitive.

“Sot nga 243 testime, kemi 22 bashkëqytetarë të shëruar dhe 7 raste pozitive me COVID-19”, ka njoftuar Vitia.

Ministri po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 22 persona të prekur nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

Sot nga 243 testime, kemi 22 bashkëqytetarë të shëruar dhe 7 raste pozitive me COVID-19.

Dita e katërt me radhë që i kemi këto rezultate pozitve të cilat lidhen me punën, angazhimin dhe respektimin e rregullave🙏👏

#mosurelakso