LAJMI I FUNDIT| 16 vdekur nga të shtënat me armë në shkollën fillore të Teksasit

Ka shkuar në 16 numri i të vdekurve nga të shtënat me armë zjarri në shkollën fillore Robb të Teksasit gjatë mesditës të së martës. Në mesin e të vdekurve janë 14 nxënës, një mësues dhe vetë dorasi, ka bërë të ditur Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, raporton CNN.

Personi i cili e shkaktoi këtë sulm është Salvador Ramos, një 18-vjeçar nga Uvalde, ka njoftuar më tej Abbott.”Besohet se ai e braktisi automjetin e tij dhe hyri në shkollën fillore Robb në Uvalde me një pistoletë dhe mund të ketë pasur gjithashtu një pushkë, por kjo nuk është ende e konfirmuar sipas raportit tim më të fundit,” tha ai.

Distrikti shkollor i Pavarur i Konsoliduar i Uvaldes në Teksas ka njoftuar për anulimin e të gjitha aktiviteteve shkollore pas të shtënave të 24 majit që rezultuan me vdekje të shumta në shkollën Robb.

“Të gjitha aktivitetet e distriktit dhe kampusit, programet pas shkollës dhe ngjarjet janë anuluar,” shkroi distrikti në Twitter.