Vogëlushja Learta Ajeti, dy ditë më parë, ka udhëtuar drejt shtetit të Turqisë për shërim.

Së bashku me dy prindërit e saj në orët e hershme të mëngjesit, ajo kishte fluturuar drejt shtetir turk, me shpresë për shërimin e saj.

Këngëtari i mirënjohur Labinot Tahiri, ka postuar një fotografi nga trajtimi i vogëlueshës, duke dhënë edhe informacione shtesë.

Postimi i plotë:

Mirëdita të gjithëve!

Po ua postoj një foto ku Learta e vogël po trajton semundjen e saj për mrekulli!
Sigurisht se të gjithë gëzohemi kur gjindet shërim për çdo femijë dhe antar nga rastet që na paraqiten çdo ditë ne jetën tonë!

Personalisht, i kam disa kengë dhe video të koncerteve për ti postuar, por mu duk më mirë dhe e rrugës që t’ju gëzojë me pamjet e kësaj engjellushe 2 vjeqare atje në spitalin MEDICANA në Turqi!

Të fala keni nga prinderit e saj dhe shumë falenderime, sa që babai saj kur me takoi, me tha: ma keni larguar ti dhe populli një shtrëngim në gjoks( duq😄) qe i themi ma popullorqe, përshkak se nuk i kisha të hollat për ta sheruar vajzen time e mbi te gjitha shqetsimin serioz se si do ti vazhdojne ditet e saj me ate semundje.

I thash; ” o shqiptar i dashur; ne jemi sebashku e nuk ka qenie njerezore nga ne shqiptarët që ta harrojmë njeri tjetrin pa i berë zgjidhje”.

Një vikend të bukur për të gjithë.

Labi Kosovë e Shqipërisë

May be an image of 2 people, people sitting, people standing and hospital