Lajmërojeni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person, po kërkohet për dhunim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e Florian Filës nga Gjakova.

Sipas Policisë, 22-vjeçari është i dyshuar për dhunim.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor. I dyshuari në fjalë i cili është në kërkim nga ana e Policisë se Kosovës”, thuhet në kërkesë.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.


Personi i dyshuar është:

Florian (Ruzhdi) Fila i lindur me 16.01.2000, banues në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë.

Lidhur me rastin “Dhunim” pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur.

Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.

I dyshuari në fjalë i cili është në kërkim nga ana e Policisë se Kosovës.