Plagosja

Lajmërohet “Rusi”: Nuk kam gisht në plagosjen në Pejë, gjendem në Austri

Aridian Maznikolli i njohur me nofkën “Rusi” ishte raportuar se është i dyshuari kryesor lidhur me plagosjen e trefishtë që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Pejë. Mirëpo “Rusi” është lajmëruar duke mohuar përfshirjen e tij në këtë rast. I njëjti ka treguar se ndodhet jashtë Kosovës.

Sinjali kishte raportuar se Maznikolli është i dyshuar për plagosjen, mirëpo i njëjti është lajmëruar në redaksinë e tyre duke mohuar një lajm të tillë.

Ai ka deklaruar se nuk ka të bëjë asgjë me rastin që ka ndodhur dhe nuk ka gisht në plagosjen e personave në fjalë pasi nuk ndodhet fare në Kosovë.

Mes tjerash, Maznikolli e tregoi edhe pasaportën që e dëshmon se ka dalë nga Kosova para disa ditësh dhe tashmë ndodhet në Austri.

“Unë jom në Austri, që nja javë ditë. Informata pa lidhje. Është e faktuar kur kam dalë nga Kosova.” – tha Maznikolli.

Ndërkohë, tre viktimat që u qëlluan me armë zjarri janë dërguar në QKUK dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike.