Lajmërohet për herë të parë Gjiko, pasi po akuzohet për dhunim të 15 vjeçares

Ai përmes një postimi në InstaStory në llogarinë e tij zyrtare në Isntagram ka thënë se kjo është vetëm një e pavërtetë duke i mohuar terësisht akuzat.

“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre më një vajzë 15 vjeçare. Nuk kam mashtruar e as nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike”, ka shkruar Gjiko.

Gjithashtu ai përmes këtij postimi ka thënë se familja e tij janë shumë në rregull pasi që e dinë që kjo gjë është vetëm një sajim.

“Unë sot, përmes shoqërisë së avokatisë Kërveshi&Partners Law Firm kam përgatitur dy paditë e para”, ka shkruar tutje Gjiko./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e Gjikos: