Elvis Hoxha, këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka sulmuar votuesit e Presidentit Hashim Thaci dhe të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për të cilët thotë se po sjellin Serbinë në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka përmendur qeverisjen e Avdullah Hotit, për të cilin pretendon se tani pasi që hoqi reciprocitetin, do ta bëjë Zajednicën.

Tutje ai shton se Thaçi në një situatë të tillë do të thoshte se do t’i japin amnisti krimit serb, duke pasuar edhe me “thënien” e Vucic, se ky dialog që do të zhvillohet midis Kosovës dhe Serbisë do iu pëlqente këtyre të fundit.

Filozofi Hoxha me këtë rast ka shtuar në këtë listë edhe votuesit e Presidetit Thaçi dhe të atij të kreut të LDK’së, Isa Mustafa, për të cilët thotë se do të kishin thënë se nuk iu duhet shteti por aleati, dhe “Bac u kry, Serbia erdhi prap”.

“Dulla: E hoqëm reciprocitetin, tani do të bëjmë Zajednicën.
Hasha: I japim amnisti krimit serb dhe unë shpëtoj.
Richi: Shpejt nënshkruani marrëveshjen.
Vuçiçi: Ky është dialogu që na pëlqen.
Lajçaku: Po mua, përse më emëroi Evropa?
Votuesi i Isës: Nuk na duhet shteti, por aleati.
Votuesi i Hashës: Bac u kry. Serbia erdhi prapë.
Korri i horrave: Pa shtet bëmë ushtri, aleat dhe pavarësi. Me shtet u çarmatosëm, humbëm aleat dhe pavarësi”, thuhet në njoftimin e tij në Facebook.