Lajmërohet “deputeti problematik i LDK’së”: Na lodhët për çdo mbledhje po përmendni rrëzimin e Qeverisë

Është raportuar për një përplasje në Kuvend mes deputetit të LDK’së, Xhavit Ukaj dhe atij të PDK’së, Bekim Haxhiut. 

Ukaj ka thënë se ai nuk e ka kërcenuar Haxhiun dhe se nuk do ta nënshkruaj mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

“As nuk e kam kërcënuar Bekim Haxhiun, e as nuk e nënshkruaj rrëzimin e qeverisë. Vetëm iu kam thënë se nuk i keni numrat dhe na lodhët për çdo mbledhje që po e përmendni rrëzimin e qeverisë”, ka thënë Uka për Express.

Edhe eputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka dhënë versionin e tij për që ndodhi në seancën e sotme.

Haxhiu ka thënë se nuk ka pasur përplasje sot në Kuvend mes tij dhe kolegut nga LDK-ja, por se thjesht Ukaj po e kërkonte ta nënshkruajë kërkesën për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Avdullah Hotit.

Sipas deputetit të PDK-së, i njohur si Kamishi, Ukaj i LDK-së u vetofrua ta nënshkruajë mocionin ndaj kryeministrit nga partia e tij, por deputeti i Vetëvendosjes nuk ia dha.