Lajm shpresëdhënës nga Spitali i Gjilanit, asnjë pacient nuk është në gjendje të rëndë

Më në fund një lajm shpresëdhënës vije nga Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit, shkruan Mediafokus.info.

Asnjë pacientë me COVID-19 që po trajtohet nëpër reparte aty, nuk është në gjendje të rendë.

Drejtori klink i këtij Spitali, anesteziologu dr. Ukshin Ismaili, ka thënë për Mediafokus.info, tha se sot është gjendje më e qenë në menaxhim dhe trajtim të pacientëve.

“Po gëzohem që po e jap një lajm të mirë, pas një serio të informatave mortore. Gjendjen sot e kemi më të qenë në menaxhim dhe trajtim të pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar për COVID-19.

Aktualisht, në Repartin e Infektivës janë pranuar 3 pacientë, të hospitalizuar janë 62 pacientë, të konfirmuar pozitivë janë 37 dhe prej tyre 25 po trajtohen me oksigjenoterapi. Ndërkkohë, në SAP janë tre pacientë dhe i intubuar një.

“Lutem që të jetë një ngjarje e qenë dhe sa më parë t’i kthehemi normalitetit”, ka thënë Ismajli.

Ndryshe, prej fillimit të pandemisë, janë prekur 576 qytetarë të Gjilanit me COVID19, janë shëruar 372, dhe fatkeqësisht betejen me COVID e kanë humbur 21 pacientë.