Lajm shpresë-dhënës/Infektologu Ahmeti jep lajmin e mirë, tregon se kur do zbehet rreziku nga koronavirusi

Doktori Infektolog në QKUK Sali Ahmeti, ka folur më gjerësisht në lidhje me situatën me Covid 19 .

Ahmeti ka theksuar se Covid 19 është një virus i panjohur dhe nuk ka shumë informacione rreth tij por shprehet optimist se muaji Maji do të jetë muaji kur duhet të kemi lakoren e rënies graduale.

Dokor Ahmeti tutje bën thirrje të respektohen masat preventive të vendosura nga organet kompetente në mënyrë që të dalim sa më shpejt nga kjo situatë.

“Virusi i Covid 19 ende është enigmatik dhe ka  shumë të panjohura rreth tij  dhe ekspertët e jashtëm janë të rezervuar sa i përket informacioneve rreth tij. Personalisht mendoj nëse ky virus respketon së paku deri diku një normativë të evoluimit biologjik të tij apo së paku të një sjelljeje normale të tij në raport me viruset e tjera, muaji Maji duhet të jetë muaji kur ky virus duhet të ketë lakoren e rënies graduale. Megjithatë tërheqja e tij pak është në varësi të masave preventive që janë marrë, nga respektimi i masave mbrojtëse dhe respekivisht edhe nga numri i i të infektuarve në vende të caktuara që megjithatë është i ndryshëm prej vendeve ku po shfaqet. Këto kishin me qenë si parashikime natyre por nëse virusi tregon sjellje jo të zakonshme atëherë është vështirë për me parashiku. Por unë personilisht mendoj se Maji duhet me qene muaji kur ky virus isht dasht fillojë tërheqjen graduale të tij” tha Ahmeti.

Deri tani në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus 224 persona ku fatkeqësisht 6 prej tyre kanë ndërruar jetë.