Behar Morina, daullisti i njohur nga Gjakova edhe si ‘Behar Show’ i cili ka përcjellur ndër vite orkestrinën e njohur gjakovare të Buxhovit që e shoqërojnë duetin e mirënjohur Doli-Jetishi, këtë mbrëmje, dyshohet ti ketë dhënë fund tragjik jetës së tij.
Nga burime jozyrtare mësohet se Behari i ka dhënë fund jetë duke u varur.
Lajmin për ‘RADIO 1’ e kanë konfirmuar orkestrina e Buxhovit.
“Jam i stepur, pa asnjë koment. Ende nuk po i dijmë rrethanat. Nga të gjithë njerëzit që kam njohur gjatë jetës time, i fundit njeri që do thoja se do shkonte drejtë një akti të tillë është Behari. Nuk kam koment nuk e di çfarë ka ndodhur. Asnjë problem e asnjë telashe jetësore nuk e ka pasur, që e ka shprehur.”-deklaroi për ‘RADIO 1’ këngëtari i njohur kosovar Shkëlzen Jetishi-Xeni.
I ndjeri, në moshën 38 vjeçare, ka lënë prapa, babain, bashkëshorten dhe dy vajza.
Lajmin e ka konfirmuar më pas edhe Policia e Gjakovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka deklaruar se një 38 vjeçar është gjetur i varur në litar në një shtëpi të pabanuar në fshatin Moglicë të Gjakovës. Gjurkaj ka thënë se në vendngjarje ka dalë edhe shërbimi mjekësor, me ç’rast edhe është konfirmuar vdekja e tij.
“Rreth orës 20:30 minuta policia në Gjakovë ka pranuar një informim se në fshatin Moglicë, KK- e Gjakovë ne një shtëpi te pa banuar është një person i varur në litar. Patrulla policore se bashku më shërbimin mjekësor i janë përgjigjur vendit te ngjarjes, dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar – i vdekur. Personi i vdekur B.M. Është nga Gjakova dhe i moshës rreth 38 vjeçare”, ka thënë Gjurkaj.
Lidhure rast është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme./Njeshi/






