Lajm i trishtë: Vdiq Astrit Islami nga Dasheci i Skenderajt, sëmundja që u rikthye ia mori jetën

Ka ndërruar jetë, i riu Astrit Islami pas një lufte të gjatë me sëmundjen e leukemisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë familjarët në rrjetet sociale.

Ata e kanë përshkruar Astriti si person energjik, human dhe shumë i dashur për rrethin dhe shoqërinë.

Astrit Islami, 31 vjeçar nga fshati Dashec i Skenderajt disa muaj më herët ishte diagnostikuar me sëmundjen Leukemi Akute dhe për shërimin e tij ka qenë e domosdoshme të dërgohet jashtë vendit.

Astriti ishte trajtuar në Turqi dhe ka bërë transplantin e palcës kockore nga vëllai i tij, mirëpo fatkeqësisht Astritit i ishte rikthyer sëmundja duke ia marrë jetën.