Lajm i mirë: Sot asnjë i vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Asnjë person s’ka humbur jetën brenda 24 orëve të fundit nga COVID-19.

Ky lajm i mirë u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tha se Kosova sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me COVID-19.

“Një lajm që padyshim na bën të ndihemi mirë, por assesi që të zbehë përkushtimin tim si ministër por as edhe personelit mjekësorë dhe të gjithë akterët tjerë të involvuar në luftë me pandeminë”, tha ndër të tjerash Zemaj.

Postimi i plotë:

Kosova sot po shenon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19, një lajm që padyshim na bënë të ndihemi mirë por asesi që ta zbehë përkushtimin tim si ministër por as edhe personelit mjeksorë dhe të gjithë akterët tjerë të involvuar në luftë me Pandemin.

Ndërsa gjatë ditës, rreth situatës epidemiologjike, respektimin e masave parandaluese, rritjen e kapaciteteve në shëndetësinë primare, si dhe për menaxhimin e mëtejmë te situatës per Covid 19 biseduam me kryetarin e komunës së Klinës z. Zenun Elezaj.

Po ashtu, vizitova edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare/QKMF, ku me dr. Anton Shllakun – drejtor dhe stafin menaxhues biseduam për shqetësimet që ka krijuar virusi Sars Covid19, për menaxhimin e situatës si dhe projektet që do të realizojmë në të ardhmen.
Kjo QKMF do ta ketë përkrahjen time, do të mbështeten projekte të caktuara, e do te ofrohet ndihmë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

E falënderova stafin menaxhues dhe personelin shëndetësor për përkushtimin dhe punën e palodhur që është duke bërë në këtë kohë të vështirë.

Ndërsa në konkursit e fundit për shkollim specialistik, sipas kërkesave nga kjo komunë, iu kemi dhënë hapësirë disa kandidatëve, që do ndjekin specializimet për Mjekësi Familjare, Biokimi klinike, Gjinekologji dhe Obstetrikë, Pediatri dhe do t´u shërbejnë qytetarëve klinas.