Lajm i mirë: Pjesëtari i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës drejt shërimit, del negativ në testin e parë

Ministria e Shëndetësisë kishte shënuar rastin e parë me Covid19 në stafin e saj rreth dy javë më parë.

Z.H. mbeti edhe rasti i vetëm në këtë institucion, pasi që të gjithë rastet e kontaktit të tij kishin dalur negativ.

Ballkani.info nga rrugë zyrtare mëson se pacienti që është pjesë e stafit të MSH-së sot ka kryer testin e parë dhe lajmi i mirë është se ka rezultuar negativ, që i bie në ditën në vijim po të rezultojë ashtu, ai shërohet tërësisht.

Pacienti është nga Drenasi, teksa jeton në Prishtinë, prandaj edhe nuk u regjistrua si rasti i parë në këtë komunë./Ballkani.info/