Lajm i mirë për të gjithë që kanë pritur t’i rregullojnë dhëmbët: Mësoni kur fillojnë punën dentistët në Kosovë

Nesër bëhet një javë që kur në Kosovë ka filluar lehtësimi i masave, masa këto të cilat kanë zgjatur pothuajse dy muaj për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Që nga 4 maji është zgjatur lëvizja e qytetarëve dhe më këtë kanë filluar punën edhe disa sektorë në vend, duke përfshirë ndërtimtarinë dhe patundshmërinë, tregtinë e automjeteve pjesërisht, tregtinë me pakicë, e disa sektorë të tjerë.

Por, lehtësimi i masave sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të bëhet në tri faza.

Faza e parë do të përfundojë, më 18, maj kur po me këtë datë do të filloj edhe aplikimi i fazës së dytë.

E, pikërisht në fazën e dytë është paraparë të fillojnë punën  edhe disa kategori të tjera, ku në këtë hyjnë edhe dentistët.

Në FAZËN e DYTË do të fillojë operimi i bizneseve, si:

-tregtia me pakicë,

-dentistët dhe fizioterapeutët,

-floktarët dhe sallonet e ondulimit,

-tregu i gjelbër,

-gastronomia,

-transporti hekurudhor,

-transporti urban dhe ndër-urban, si dhe

-qendrat e thirrjeve.