Lajm i mirë për gastronomët, me masat e reja pritet t’iu zgjatet orari i punës

Qeveria në detyrë pritet të vendosë masa të reja ndaj Covid19.

IndeksOnline ka arritur të sigurojë propozim- vendimin, e sipas të cilit gastronomëve do t’iu zgjatet orari i punës.

“Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 – 22:00”, thuhet në propozim, derisa lëvizje të njejtë pritet të ketë edhe për Qendrat tregtare.