Lajm i mirë nga Mali i Zi për kosovarët: Nga sot fëmijët mund të hyjnë vetëm më certifikatë të lindjes

Politikani nga Ulqini, Aleksandar Daboviq, sapo ka njoftuar se Mali i Zi ka marrë vendim i cili ka hyrë në fuqi nga sot, që për hyrje në vendkalimin kufitar Sukobin/Muriqan për në Mal të Zi, të miturve nga Kosova për kalim u duhet vetëm një certifikatë lindje, kartë studentore apo shëndetësore.

“Sapo morra një lajm FANTASTIK… Që nga sot, 27 prill 2021, për hyrje në vendkalimin kufitar Sukobin/Murriqan për në Mal të Zi, të miturve nga Kosova për kalim u duhet vetëm një certifikatë lindje, kartë studentore apo shëndetësore. Së shpejti njohja e ndërsjelltë e polisave të sigurimit. Vetëm një kontroll gjatë kalimit në vendkalimin kufitar Sukobin/Murriqan gjatë sezonit turistik veror”, ka shkruar Daboviq. /Ballkani.info/