Lajm i mirë: Në Gjermani rritet numri i personave të shëruar nga koronavirusi

Gjermani vijon të ketë një raport të ulët mes të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi.

Përpos numrit të lartë të personave të prekur nga kronavirusi një numër i madh njerëzish janë sheruar.

Kështu ka arritur në 16 mijë numri i individëve të shëruar prej virusit vdekjeprurës në Gjermani.

Të dhënat shpresëdhënëse janë publikuar nga portali ëorldmeters i cili publikon informacione të ndryshme në kohë reale në vende të ndryshme të botës.

Në të bëhet me dije se në në Gjermani deri më sot janë vërtetuar 70 mijë raste të infektimeve me koronavirus. /ballkani.info/