LAJMI I FUNDIT

LAJM I MIRË | Gjendet vogëlushi që humbi pas daljes nga shkolla në Prizren, babai i tij falënderon policinë dhe qytetarët

Edis Jonuzi, qytetar i Prizrenit, para pak çastesh ka njoftuar se e ka gjetur djalin e tij të vogël i cili sipas tij i kishte humbur pas daljes nga shkolla, shkruan Ballkani.info.

Ai përmes një video të publikuar në Facebook ka thënë se falë policisë djali është gjetur dhe ai po jep deklaratë në polici. Edisi i ka falënderuar të gjithë ata që u angazhuan për gjetjen e të birit.

Më herët, ai përmes një apeli në rrjetet sociale nëpërmjet një videoje të publikuar kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve në gjetjen e djalit të tij të humbur.

Në këtë video, Jonuzi bëri të ditur se të birin e humbi pas daljes nga shkolla. Ai bën thirrje ndaj të gjithë atyre që e njohin djalin e tij që nëse e shohin atë në ndonjë vend, të kontaktojnë menjëherë. /Ballkani.info/