Në klinikë vazhdojnë trajtimin 4 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19, ndërsa në pritje të rezultateve janë 2 raste të tjera të spitalizuara rishtazi.

Po ashtu, sot do të lirohen nga klinika 9 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.

Lajmi u bë i ditur nga raporti i Klinik Infektive, i cili u postuar në rrjetin social Facebook.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, që nga data 8 prill nuk ka më raste të reja të infeksionit brenda spitalor.