COVID-19

Lajm i mirë: Dita e 13-të, asnjë rast i ri në Mal të Zi me ‘Covid-19’

Për ditën e 13-të me radhë, nuk ka pasur raste të reja të infektimit me koronavirus në Mal të Zi.

Nga gjithsej 324 pacientë, shifër kjo që është regjistruar që nga fillimi i epidemisë, katër të tjerë janë nën trajtim, 311 persona u shëruan, ndërsa nëntë persona vdiqën nga pasojat e virusit.