Bullgaria ka në plan të sigurojë rreth 150,000 vaksina COVID-19 për fqinjët e saj ballkanikë. Kështu tha të enjten Ministri i Shëndetësisë Stoicho Katsarov, raporton Reuters.
Ky shtet do ta furnizoj edhe Kosovën me vaksina, të cilat do të jenë donacion.
“Ideja është të shpërndahen deri në 150,000 doza midis vendeve tona fqinje të Ballkanit Perëndimor,” u tha Katsarov gazetarëve, duke shtuar se Sofja ka marrë kërkesa nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Bosnja.







