Lajm i mirë: Bie numri i pacientëve që po trajtohen për Covid në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

ShSKUK-ja ka njoftuar se 214 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat Covid të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit 122 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: 214 pacientë në trajtim nga COVID-19

Sipas raportit të punës për datën 22 maj 2021, 214 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.
122 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19.

6 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 146 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 120 pacientë:
6 pacientë janë në gjendje të rënduar
69 janë të konfirmuar me Sars Cov-2
86 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 45 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 57 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 6pacientë + 1 në Repartin Intenziv të Klinikës Infektive
Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 94 pacientë:
53 të konfirmuar pozitivë
60 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 18 pacientë
Spitali i Gjakovës, 12 pacientë
Spitali i Pejës, 30 pacientë
Spitali i Gjilanit, 19 pacientë
Spitali i Ferizajt, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë