Lajm i mirë: Ata që kanë mbetur pa punë do t’i marrin nga 900 Euro nga shteti për 3 muaj!

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka kaluar në komisionin për Buxhet dhe Transfere.

Ky Projektligj ka kaluar me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.

Qytetarët që kanë mbetur pa punë gjatë pandemisë do të përfitojnë në tre muajt e ardhshëm nga 300 euro shtesë, si ndihmë nga shteti.

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, ka propozuar katër amendamentet.

Amemdamenti i parë është që mjetet e tërhequra nga pjesëmarrësit, sipas këtij neni, e të cilët kanë kursime deri në 9.999 mijë euro kompensohen në formë rimbursimi duke filluar nga viti 2023.

Amendamenti i dytë është që lënda e parë e cila prodhohet nga veprimtaritë biznesore të regjistruara dhe aktive në Republikën e Kosovës, pavarësisht se a eksportohet jashtë vendit apo jo, lirohet nga TVSH-ja.

Amendamenti i tretë është se të gjitha bizneset të cilat kanë qenë të mbyllura apo kanë pasur probleme të funksionimit të rregullt gjatë kohës së pandemisë, por të cilët kanë qenë aktive të regjistruara në regjistër të biznesit para datës 29 shkurt 2020, mbështeten financiarisht nga ana e buxhetit të Kosovës me mjete monetare për t’i mbuluar shpenzimet operative në shumën prej 200 milionë euro.

Shpiket edhe një ministri e Kosovës!
Amendamenti i katërt është se paguhen nga ana e buxhetit të Republikës së Kosovës pagat e punonjësve në sektorin privat, për periudhën tetor dhe dhjetor 2020, të cilët si pasojë e pandemisë COVID-19 janë larguar apo pezulluar nga puna e tyre për periudhën jo më të shkurtër se tre muaj pas datës 29 shkurt 2020 e deri më 30 dhjetor 2020. Shuma e pagesës për punëtorët është 300 euro për një muaj.

Ndryshe, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.