LAJM I FUNDIT: Tragjedi e rëndë në Tetovë, shumë të vdekur nga zjarri në spitalin modular në Tetovë FOTO

Ndërtesa ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19 në Tetovë, është përfshirë nga zjarri.

Sipas raportimeve jozyrtare, thuhet të jenë 8-9 viktima, nga shpërthimi tek spitali modular i Tetovës.

Alsat ka arritur të siguroj një video ku shihet se si zjarri ka kapluar spitalin modular.

Sipas burimeve të Alsat, raportohet të ketë edhe viktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësorë. Është djegur tërësisht spitali modular, derisa zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit. Në çdo moment pritet deklarata nga autoritetet për bilancin e viktimave.

Zjarrfikësit tashmë janë në vendin e ngjarjes duke u përpjekur për të shuar zjarrin dhe për të shpëtuar njerëzit që ndodheshin në spital.