LAJM I FUNDIT: Meta takim me Haradinajn në Durrës

Një takim informal është zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Durrës. Nga Prishtina ka udhëtuar kryeministri Ramush Haradinaj i cili ka takuar Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta. Ka qenë ky i fundit që ka zbuluar takimin në një postim në Facebook.

“Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët evropiane” – shkruan Meta.

Në Shqipëri ndodhet këtë të hënë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi që ka dhënë një intervistë në Top Channel.

Ai e ka kritikuar Haradinajn, derisa e ka lavdëruar kryeministrin e Shqipërisë për paraqitjen në Samitin e Berlinit.

Lexoni edhe:

Thaçi lavdëron fort Edi Ramën, godet Haradinajn: I paedukatë!