Sanksionet

Lajiq: Nga 40 milionë euro, këmbimi Serbi-Kosovë 0 milion

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe i Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, ka thënë se qëllimi i masave që Kosova i ka ndërmarrë ndaj Serbisë është ta vërë pikën në Marrëveshjen e Brukselit dhe ta përmirësojë procesin e vet negociues.

Ai, njofton agjencia serbe e lajmeve Beta, ka thënë se nuk mund t’i komentojë masat e paralajmëruara të Kosovës siç janë ndalim i përdorimit të dinarit dhe i tabelave serbe si dhe moslejimi i hyrjes në Kosovë të ministrave nga Serbia duke shtuar se ato masa ende nuk janë miratuar, porse, masat e deritashme, sipas tij, janë aq radikale sa që ato kanë ndërprerë krejtësisht tregtinë me Serbinë.

“Këmbim i mujor i mallrave ndërmjet Serbisë Kosovës me vlerë rreth 40 milionë tash ka rënë pothuaj në 0 milion euro”, ka thënë ai.