Laje makinën! Policët gjobisin shoferin me 311 dollarë

Një shofer në Australi është gjobitur nga policia pasi drejtonte makinën e pistë, të mbushur me letra.

57-vjeçari po kalonte në rrugën Mount Gravatt Capalaba kur u ndalua nga oficerët. Në makinën e tij të tipit “Ford Falcon” kishte qese pazari, kanace boshe, shishe dhe kuti. Gjithashtu letra gazetash e katalogjesh ishin të përhapura kudo në makinë.

Fillimisht, ai u gjobit me 311 dollarë për drejtimin e automjetit të pistë. Më pas, policia e gjobiti me 427 dollarë sepse mjeti i tij ishte i pa regjistruar. Kështu që bëni kujdes të lani makinën dhe të keni pamje sa më të qartë kur dilni.

loading…