Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka zgjatur edhe zyrtarisht mandatin emisarit sllovak, Miroslav Lajçak, deri më 31 janar 2025. Njoftimi është publikuar sot në faqen zyrtare të Këshillit, ku janë treguar edhe një varg vendimesh të tjera rreth emërimeve dhe vazhdimit të mandateve.

“Për më tepër, Këshilli miratoi sot një sërë vendimesh për zgjatjen e mandateve ekzistuese të PSBE-ve të mëposhtme: Z. Miroslav Lajčák, Emisar për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, iu zgjat mandati deri më 31 janar 2025. Ai u emërua për herë të parë më 2 prill 2020”, thuhet në njoftim.

BONUS VIDEO| Gërmime në Podujevë, dyshohet për varrezë me trupa të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë