Lajçak takon Vuçiqin para takimit në Shtëpinë e Bardhë, do dialog më të shpejtë

Pak ditë para takimit Kosovë-Serbi që do të mbahet në Shtëpi të Bardhë me ndërmjetësimin amerikan, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është takuar me emisarin e BE’së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Për takimin me Vuçiq ka shkruar Lajcak në Twitter duke thënë se ka pasur një takim të dobishëm me presidentin serb.

Ai thotë se së bashku kanë folur lidhur me dialogun Prishtinë-Beograd, duke shtuar se ka kërkuar dinamizim të këtij procesi.

“Unë shpreha gatishmërinë e Bashkimit Evropian për ta bërë Dialogun më dinamik”, ka shkruar Lajçak.