Lajçak takon ministrat e Jashtëm të pesë shteteve, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot ka takuar ministrat e Jashtëm të Austrisë, Çekisë, Hungarisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë, me të cilët ka diskutuar për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak ka thënë se ka marrë mbështetje nga këto pesë vende për procesin e negociatave Prishtinë-Beograd.

“Faleminderit Austrisë, Çekisë, Hungarisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë për interesimin e tyre rreth dialogut të lehtësuar nga BE’ja dhe për mbështetjen e fuqishme për punën time”, ka shkruar Lajçak.