Lajcak takon Daçiqin, thotë se me të bisedoi edhe për situatën e brendshme politike në Serbi

Emisari i BE-së Miroslav Lajcak, gjatë vizitës në Beograd ka takuar edhe kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Daciq.

Lajcak tha se përveç dialogut me të bisedoi edhe për situatën e brendshme politike në Serbi.

“Takova gjithashtu edhe kryetarin e Kuvendit Daçiq për ta përditësuar atë me gjendjen e dialogut. Gjatë takimit tonë, diskutuam edhe për situatën e brendshme politike në Serbi”, ka shkruar Lajçak.

Sllovaku gjendet për vizitë tre ditore në Serbi, pasi qëndroi për tre ditë në Kosovë.